Pse shkollën tonë!
Lëmitë mësimore
Elektroteknikë
Me profilet përkatëse: Dizajn Softueri, Zhvillues i Aplikacioneve Softuerike, Informatikë, Telekomunikacion, Instalues Elektrik, Energjetikë
Ekonomi
Me profilin: Tregëti me pakicë dhe shumicë.
Juridik
Me profilin: Asistent juridik.
Tekstil
Me profilin: Konfeksion
Teknologji ushqimore
Me profilin: Teknologji e përpunimit të ushqimit.
Laborant i Shkencave Natyrore
Me profilin: Laborant i Kimisë
Bujqësi
Me profilin: Hortikulturë
Makineri
Me profilet: Operator i Makinave me Dirigjim Kompjuterik, Automekanik, Metal Punues,, Komunikacion, Instalues i ngrohjes e klimatizimit, ujësjellësit e kanalizimit
Sukseset e nxënësve tanë gjatë procesit mësimorë dhe pas përfundimit të shkollës

Edonis Bislimi
Pas përfundimit të shkollës së mesme në drejtimin "Dizajn Softueri", vazhdoi studimet ne Shkenca Kompjuterike në UBT -
Prishtinë ka arritur suksese të larta në fushën a programimit. Gjithashtu ka përfunduar praktikën në kompaninë StarLabs, dhe tani
punon si Instruktor Programimi në Shkollën Digjitale.
Ka përfunduar shumë Web Aplikacione, ndër to është edhe modelplast-ks.com

Donart Osmani
Donarti nxënës i Institucionit tonë në drejtimin Dizajn Softueri, ka treguar shkathtësi të mira në fushën e programimit, dhe jo vetëm, së fundi ka realiyuar Webfaqen për Produksionin Filmik 'Rino Art'.
Panairi i Edukumit
Për gjatë datave 22-23 Prill 2026, shkolla jonë ishte pjesë e Panairit të Edukimit të mbajtur në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, ku morën pjesë shumë shkolla Profesionale nga gjithë Republika e Kosovës, Institucionet Universitare, Kolegjet Private, Bizneset, Kompani vendore dhe ndërkombtare etj.
Shkolla jonë u prezantua nga nxënësit e profileve: Zhvillues i Aplikacioneve, Disajn Softueri dhe Konfeksion, duke demonstruar dhe shfaqë punën e tyre gjatë këtij viti shkollor.